Rrahën dhe grabitën një person në mars, arrestohen të dyshuarit dhe e dyshuara
Të dielën në Fushë Kosovë janë arrestuar tre persona që dyshohet se e kishin rrahur dhe grabitur një person dy muaj më parë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare pasi të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht viktimën [më 9 mars] dhe i kishin grabitur një telefon dhe para të gatshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt”.
Prev Post
Minesota eliminon kampionët në fuqi
