Ronaldo ndihmon Al Nassr ta prekë çerekfinalen

Cristiano Ronaldo ka bërë një hap tjetër drejt shifrës së 1000 golave në karrierën e tij.

Superylli portugez ka shënuar golin e 927-të në karrierë gjatë ndeshjes së Champions League të Azisë, ku ekipi i tij Al Nassr e ka mundur 3:0 Esteghlalin e Iranit, duke avancuar në çerekfinalet e kompeticionit.

Ronaldo ka realizuar golin e dytë për Al Nassr nga penalltia në minutën e njëzet e shtatë, pas një ndërhyrje të gabuar të mbrojtësit të Esteghlal, Mohammad Niknafs, ndaj Sadio Mane. Skuadra iraniane e ka pasur një pengesë shtesë pas minutës së dyzet e pestë, kur Mehran Ahmadi është përjashtuar me karton të kuq, pasi ka marrë kartonin e dytë të verdhë për një faull të ashpër ndaj Mohammed Al Fatil.

Al Nassr e ka shfrytëzuar këtë avantazh dhe ia ka arritur të sigurojë fitoren falë dy golave të shënuar nga Jhon Duran. Kolumbiani e ka kaluar skuadrën saudite në epërsi në minutën e nëntë dhe ka realizuar golin e tretë në minutën e tetëdhjetë e katërt, duke mbyllur ndeshjen me një rezultat të pastër 3:0.

Ndeshja e parë, e zhvilluar në Teheran, kishte përfunduar në barazim 0:0, dhe kjo fitore i ka siguruar Al Nassr një vend në çerekfinalet e Champions League të Azisë.


Go to TOP