Ronaldo konfirmon se ka përfunduar testet mjekësore, gati prezantimi te Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka mbërritur mbrëmë në Arabinë Saudite, ndërsa sot ka kryer testet e fundit mjekësore para prezantimit të tij.

Ka qenë vetë Ronaldo që ka konfirmuar se ai ka përfunduar testet mjekësore përpara prezantimit të tij të tij te Al-Nassr më vonë këtë pasdite.

Ylli portugez ka postuar një imazh në Instagram për të njoftuar lajmin me mbishkrimin: ‘Testet mjekësore u kryen!’.

Fotoja tregon Ronaldon të lidhur mjetet që kryhen testet mjekësore në qendrën mjekësore Al-Nassr.

Ronaldo u njoftuar si lojtar i Al-Nassr të premten në mbrëmje, me yllin portugez që do të fitonte 200 milionë euro në vit deri në vitin 2025, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në futbollin botëror.

Ronaldo ateroi të hënën mbrëma, dhe Al-Nassr tani ka postuar pamjet e mbërritjes së tij me familjen.

Në video shihet Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez duke u përshëndetur nga dy fansa të rinj, të cilët i japin çiftit nga një tufë lule secili./Kosova.info/

Go to TOP