Romelu Lukaku do të jetë lojtari më i paguar në Chelsea

Romelu Lukaku e ka tejkaluar N’Golo Kante si lojtari më i paguar në Chelsea, pasi u transferua nga Interi për 115 milionë euro, do të fitoj 200,000 mijë funte në javë.

Ai ishte i lumtur në Inter dhe nuk po planifikonte të largohej këtë verë, por interesi i Chelseat dhe problemet financiare të Interit nënkuptojnë se marrëveshja i përshtatet të gjitha palëve, shkruan Skysports.

Chelsea iu drejtua Lukakut pasi nuk arriti të bindë Borussia Dortmund për të shitur Erling Haaland këtë verë.

Thomas Tuchel personalisht e kërkoi Lukakun dhe ai beson se Chelsea ka blerë një nga sulmuesit më të mirë në futbollin botëror.

Agjenti i Lukakut, Federico Pastorello luajti një rol kyç në transferim duke siguruar që Interi të merrte 115 milionë euro çmimin e kërkuar dhe Chelsea të merrte numrin 9 që donin.

Go to TOP