Roma barazon ndaj Betisit dhe i mban gjallë shpresat për kualifikim

Roma dhe Real Betisi kanë luajtur baras (1-1) në Estadio Benito Villamarin, në ndeshjen e vlefshme për raundin katërt të fazës grupore në Ligën e Evropës.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Sergio Canales (34’), i cili pranoi një top nga Rodri, për të shënuar me devijim në portën e Rui Patricios.

Ky ishte goli i vetëm në fraksionin e parë të lojës, derisa në gjysmën e dytë, mysafirët ia dolën t’i barazonin shifrat.

(Foto: Twitter/UEFA Europa League)

Mady Camara nuk u tregua aspak egoist duke ia pasuar topin në zonë Andrea Belottit, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e zbrazët (53’).

Pas këtij barazimi, Roma është ngritur në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe Ludogorets Razgrad në vend të dytë, ndërsa Real Betisi ka dhjetë pikë në krye dhe është thuajse në fazën tjetër të Ligës së Evropës.

Go to TOP