Rohde: Autorët të përballen me drejtësinë për sulmin në postë në Zveçan

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për sulmin që ndodhi në Postën e Kosovës në Zveçan, ku pak pas mesnatës më 1 prill u hodhën granata dore.

Në një postim në rrjetin “BlueSky”, Rohde u shpreh se “autorët duhet të përballen me drejtësinë”.

“Sulmi me granatë në postën në Zveçan është akt i papranueshëm dhune. Garantimi i sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve në Kosovë është jetik, autorët duhet të përballen me drejtësinë. Ky incident nënvizon nevojën për përparim thelbësor në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha ai. /Kosova.info/

The grenade attack on the post office in Zvecan is an unacceptable act of violence. Ensuring the safety and well-being of all communities in Kosovo is vital, the perpetrators must face justice. This incident underscores the need for substantial progress in the EU-facilitated Dialogue.

— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) April 1, 2025 at 8:23 PM

Go to TOP