Kevin Porter JR arrin marrëveshje me Rockets – 82.5 milionë dollarë në lojë

Kevin Porter JR dhe Houston Rockets kanë arritur një marrëveshje.

Skuadra e Houston Rockets ka siguruar edhe për katër vite shërbimet e Porter JR.

Sipas raportimeve të fundit nga ShBA, Kevin Porter JR ka vazhduar kontratën e tij me Rockets.

Për katër vitet e ardhshme, basketbollisti mund të fitojë 82.5 milionë dollarë.

Porter JR, në vitin 2021 me Rockets regjistroi 15.6 pikë për ndeshje dhe 4.4 kërcime, në 31.3 minuta për ndeshje. Ai luajti gjithsej 61 ndeshje.

Go to TOP