Robertson arrin në Kosovë, pritet nga kryediplomatja Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se Lordin George Robertson, ka arritur në Kosovë.

Gërvalla, përmes një postimi në facebok, njoftoi se ka pritur Robertson, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

“Në orët e vona të mbrëmjes, sapo prita në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lordin George Robertson”, ka thënë Gërvalla.

Ajo, shtoi se Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë

“Gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa menjëherë pas luftës, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm. Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka thënë tutje Gërvalla. /Kosova.info/

Go to TOP