Rizvanolli: Nga paslufta në Trepçë kanë hyrë mbi 100 milionë euro, një pjesë me gjasë u avulluan

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka quajtur të pavërteta deklarimet për situatën në Trepçë, në minierën e Statërgut.

Ajo ka thënë se një gjë e tillë është ofendim për të gjithë minatorët, inxhinierët e udhëheqësit e tyre.

Rizvanolli përmes një postimi në Facebook ka treguar për disa prishje dhe intervenimet që janë bërë.

Më 27.01.2023 pas mesnatës ka pasur prishje të kabllos së energjisë elektrike në mes horizonteve 5 e 7 të minierës, kabllo kjo 70 vite e vjetër.

“Është reaguar menjëherë, qysh në 03:45 me rastin e ndodhjes së aksidentit. Menaxhmenti ka reaguar menjëherë duke rivendosur kabllo të re prej 180m, brenda disa orësh pas prishjes, si dhe duke instaluar sistemin e pompimit për largimin e ujërave nga miniera.Me këto ndërhyrje dhe punën e vazhdueshme të punonjësve aty, niveli i ujit po ulet. Mirëpo, deri sa uji të largohet plotësisht xehet nuk mund të barten për në flotaction.Ndërkohë, menaxhmenti është duke marrë masa shtesë për të vendosur kabllo alternative në tërë gjatësinë e kabllos nga horizonti 1 deri në horizontin 11, me gjatësi prej 1000m”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se që nga paslufta mbi 100 milionë euro të taksapagusëve kanë hyrë në Trepçë, por që nuk ka pasur investime.

Rizvanolli ka thënë se me gjasë një pjesë e këtyre të hyrave u avulluan.

“Në Trepçë kanë hyrë më se 100 milionë euro të taksapaguesve që nga paslufta, por çuditërisht nuk ka pasur asnjë investim serioz që nga viti 2008. Një pjesë e madhe e tyre me gjasë thjesht u avulluan. Mbetjet e vlefshme u shitën për vlera qesharake, e në mënyrë të jashtëligjshme. Tokat e Trepçës u dhanë me qira për eksploatim nga operatorët privatë. Dhjetëra prona të paluajtshme të
Trepçës u lejuan të uzurpohen me dekada nga operatorë të ndryshëm”, ka shkruar ajo.

Sipas saj deri në vitin 2021 nuk kishte auditim për këtë ndërmarrje që nga viti 2012.

Go to TOP