Rizgjedhja në krye të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Hovenier e uron Gresa Cakën

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, për rizgjedhjen e saj në këtë pozitë.

Hovenier theksoi rëndësinë e institucioneve të pavarura gjyqësore, ndërsa shprehi përkushtimin e vendit të tij për të ndihmuar institucionet e Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit.

“Urime Gresa Caka – Nimani për rizgjedhjen për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese. Institucionet e pavarura gjyqësore janë një gurthemel i çdo demokracie të qëndrueshme. Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet kosovare që të promovojnë dhe forcojnë sundimin e ligjit”.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në një mbledhje më 5 qershor kanë rizgjedhur kryetaren Caka-Nimanin edhe për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1798707367330427132?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1798707367330427132%7Ctwgr%5Ef9c32ffa1a4215355efe9219188fbc6bafe5259c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Frizgjedhja-ne-krye-te-gjykates-kushtetuese-ambasadori-hovenier-e-uron-gresa-caken%2F
Go to TOP