Rinovohet objekti i vjetër i shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se objekti i vjetër i shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh është duke u restauruar dhe do të shndërrohet në çerdhe.

“Ky është objekti i vjetër i shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh. Këtë objekt nuk po e rrënojmë, por po e restaurojmë tërësisht dhe po e shndërrojmë në çerdhe për fëmijët e kësaj ane”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Bulliqi ka bërë me dije se për realizimin e këtij projekti janë ndarë 150 mijë euro.

“Në këtë fazë janë duke u zhvilluar procedurat e prokurimit dhe për pak kohë besojmë se do të përmbyllen suksesshëm dhe të fillojnë punimet. Po angazhohemi maksimalisht për të realizuar projekte për të gjitha moshat dhe t’i shpërndajmë investimet në të gjitha zonat e Podujevës! “, ka shkruar tutje Buulliqi. /Kosova.info/

Go to TOP