Rikthehet WhatsApp, platforma e mesazheve shfaqi probleme për dy orë

Platforma WhatsApp ka rinisur të funksionojë.

Shërbimi i famshëm i mesazheve shfaqi probleme në mbarë botën për rreth dy orë.
Miliona njerëz në botë raportuan se kishin probleme me dërgimin dhe marrjen e mesazheve.

Kjo ndërprerje shkaktoi probleme të mëdha, pasi platforma përdoret nga miliarda njerëz.

WhatsApp është një mjet popullor komunikimi në çdo cep të planetit.

Ky nuk është rasti i parë i rënies së aplikacionit më të përdorur për dërgimin e mesazheve.

Go to TOP