Rikahëzohet komunikacioni në rrugën Shkup – Bllacë, probleme në terminalin e Kosovës

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se ka ndryshime në komunikacion në rrugën Shkup-Bllacë. Nga LAMM shtojnë se në pikën kufitare ka probleme në terminalin në anën e Kosovës.

“Për shkak të problemeve teknike në terminalin në anën e Kosovës, komunikacioni në rrugën magjistrale Shkup – V.K. Bllacë është duke u rikahëzuar”, shtojnë nga LAMM.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës, si dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Go to TOP