Rice: Arsenali meritonte më shumë kundër City-t

Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, ka deklaruar pas barazimit 1-1 ndaj Manchester Cityt se skuadra e tij e meritonte më shumë nga kjo ndeshje.

Gabriel Martinelli shënoi golin e barazimit pasi hyri nga stoli, duke anuluar avantazhin e hershëm të Erling Haaland.

Rice tha se hyrja e Martinellit në minutat e fundit bëri diferencën, falë shpejtësisë dhe aftësive të tij në driblim, duke përfituar nga hapësirat e krijuara.

Rice theksoi se për herë të parë që kur është pjesë e Arsenalit, skuadra e tij e dominoi Manchester Cityn me posedim dhe qarkullim të topit, duke i detyruar kampionët të ndryshonin stilin e lojës.

Ai shtoi se goli i parë i Cityt ishte i zhgënjyeshëm, pasi nisi pranë zonës së tyre dhe përfundoi në rrjetën e Arsenalit, por ekipi nuk u dorëzua.

“Vazhduam të luftonim, mbajtëm mentalitetin e duhur dhe në fund u shpërblyem me një gol të mrekullueshëm të Gabi Martinellit,” tha Rice, duke theksuar se skuadra meritonte diçka më shumë se një pikë nga ky takim.


Go to TOP