Rey Manaj mund të mbetet në La Liga, Betisi interesohet për transferimin e tij

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj është grumbulluar nga ekipi i parë i Barcelonës për fazën përgatitore.

Në dy ndeshjet e para miqësore, Manaj ka shkëlqyer duke shënuar katër gola.

E falë paraqitjes shumë të mirë me katalunasit, Manaj është në listën e disa skuadrave që duan transferimin e tij.

Venezia dhe Spezia e duan lojtarin në Serie A, derisa Falamicano e kërkon në elitën e futbollit portugez.

Por një tjetër ofertë e rëndësishme ka arritur për shqiptarin nga skuadra elitare në La Liga, Real Betis.

Skuadra e njohur spanjolle kërkon Manajn për repartin ofensivë, pasi besojnë se shqiptari mund të shënojë shumë gola nëse i jepet besimi.

Gjithsesi te Barcelona njëherë nuk duan të nguten me shitjen e Manajt, pasi dëshirojnë t’i largojnë fillimisht lojtarët si Martin Braithwaite apo Antoine Griezmann.

Në rast se largohen dy të parët, atëherë Manaj ka mundësi reale edhe të qëndrojë në ekipin e parë të Barcelonës.

Por në rast të largimit të tij, atëherë Barcelona mendon të fitojë tre milionë euro nga shitja e shqiptarit. 

Go to TOP