Rexhepi: Rezoluta për Srebrenicën mundëson që çdo popull ta dijë të vërteten

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi, në prag të nisjes së votimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Asamblenë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka thënë se kjo rezolutë do të mundësojë që secili popull të dijë realitetin e asaj që ka ndodhur.

“…Jo vetëm t’i japim qetësinë nënave dhe motrave që kanë humbur burrat e djemtë e tyre, por të ngrisim zërin që asnjë populli të mos i ndodh kjo gjë. Rezoluta është e rëndësishme që të ndëshkojë këtë vepër dhe që të thuhet edhe në libra shkollor dhe që secili popull të dijë çfarë ka ndodhur me theksimin që askujt mos t’i ndodhë një gjë e tillë”, ka thënë ajo për RTK-në.

Tutje Rexhepi ka thënë se rezoluta ka rëndësi të madhe për shkak se dënon gjenocidin e pafalshëm që ka ndodhur në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës.

“Ajo që ka ndodhur në Srebrenicë më 11 korrik 1995 është thjesht një prej gjërave që do të duhej të zgjaste përgjithmonë. Pra narracioni i një vendit ku kanë vdekur mbi 8 mijë meshkuj, për shkak se kanë qenë të përkatësisë së një feje apo të një grupi tjetër etnik. Ky akt vrastar ndaj myslimanëve është i pafalshëm”, ka deklaruar zëvendëskryeministrja Rexhepi.

Go to TOP