Regjisorja Berisha vdiq në vendin e saj të punës

Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe regjisorja, Burbuqe Berisha, ka vdekur në moshën 51-vjeçare, në objektin e Ministrisë së Kulturës, ku edhe punonte.

Për vdekjen e saj, Ministria s’ka dal ende me njoftim, derisa zëdhënësi ka treguar vetëm se ekipet e mjekësisë ligjore janë atje. 

Ndër personat e parë që shkroi për vdekjen e Berishës, ishte aktorja Shëngyl Ismaili.

 “Pusho e qete Buqe, shpirti i bardhë”, shkroi Ismaili.

Ndryshe, Berisha ka krijuar një numër të konsiderueshëm të filmave me metrazh të shkurtër dhe te gjatë  si dhe dokumentarë, seriale  televizive, shfaqje teatrore dhe është fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar  dhe ne vitin 2019 është fituese e çmimit kombëtar për kinematografi .

Për një vit e gjysmë ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, për katër vite si producentë në Kosova -Film, po ashtu për katër vite me radhë si drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota” ne vitin 2017 kryetarë e këshillit drejtues te TKK . Në shumë festivale filmash ka qenë anëtare e jurive profesionale me karakter ndërkombëtar dhe është aktiviste e shume kampanjave bamirës.

Së fundmi ka qenë edhe prodekane në një kolegj privat.

Go to TOP