Refuzohen kërkesat e mbrojtjes së tre të akuzuarve për rastin ‘Banjska’

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të paraqitura nga mbrojtja e Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq në rastin “Banjska”, të cilat i kishin paraqitur kundër aktakuzës së Prokurorisë Speciale.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale e ngritur më 11 shtator 2024, ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq. Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Spasojeviq, Toliq dhe Maksimoviq, për të cilët është veçuar procedura penale.


Go to TOP