Reali mposht Villarealin, ‘kërcënon’ Barcelonën

Real Madridi e ka mposhtur Villarealin, me rezultat 2-0, të shtunën në ‘Bernabeu’ në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

Kampionët në fuqi të Spanjës, gjatë terë lojës dominuan ndeshjen duke krijuar disa raste të mira derisa shënuan dy gola.

Valverde (14’) më një supergol zhbllokojë ndeshjen duke kaluar ekipin e ‘Los Blancos’ në epërsi prej 1-0.

Dominimi i madrilenëve në terren vazhdoi edhe në pjesëlojën e dytë, kurse, asi brazilian Viniciur Junior më një eurogol ngriti avantazhin e Realit në 2-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë interesante.

Pas kësaj fitore, Reali tani ka 21 pikë aq sa ka edhe Barcelona në krye të tabelës, kurse, Villareal është e treta me 17 sosh.

Go to TOP