Real Madridi prezanton Kepan
Real Madridi ka prezantuar portierin e ri Kepa Arrizabalaga, i cili do të jetë i huazuar për një sezon.
Këtë klubi madrilien e ka bërë të ditur me anë të një komunikate zyrtare, ku ka thënë se ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e portierit.
Spanjolli në pesë sezonet e tij në Chelsea ka fituar 1 Champions League, 1 Kupën e Botës për Klube, 1 Superkupë Evropiane dhe 1 Europa League.
Këtë vit ai ka marrë çmimin për pritjen më të mirë në Premier League për sezonin 2022-2023.
Ndërkohë, nesër në orën 13:30, do të prezantohet edhe zyrtarisht në konferencë për shtyp.
Kepa shkon te Reali, pas lëndimit që pësoi Thiboaut Courtois, i cili do të jeteë jashtë fushave për të paktën gjashtë muaj.
