Real Madrid merr pikë të plota ndaj Osasuna

Real Madrid ka arritur një fitore të rëndësishme, duke mundur Osasunan me rezultatin 4-2 në ndeshjen e javës së 29-të të La Liga, e cila është zhvilluar në “Estadio El Sadar”.

Vinicius Junior ka shënuar dy herë në minutat e 4-të dhe 64-të, ndërsa Carvajal (18′) dhe Díaz (61′) gjithashtu kanë gjetur rrjetën për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Osasuna nuk është dorëzuar lehtësisht, duke gjetur rrugën e rrjetës dy herë. Budimir ka shënuar në minutën e shtatë, ndërsa Munoz në minutën e parë të kohës shtesë.

Pas kësaj fitore, Real Madrid udhëheq tabelën e La Liga me shtatëdhjetë e dy pikë, duke vazhduar garën për titullin e kampionit të Spanjës.

Go to TOP