Real Madrid me epërsi kundër Manchester Cityt në pjesëlojën e parë

Manchester City ka krijuar më shumë raste se sa Real Madrid, por i ka munguar konkretizimi. Madrilenët ani se kanë krijuar më pak megjithatë kanë shënuar një gol dhe ia kanë dalë që të shkojnë në pushim me epërsi. 

Goli i “mbretërve” ka ardhur në fundin e pjesës së parë, përkatësisht në minutën e tridhjetë e gjashtë, kur Vinicius Junior ka arritur që të gjejë rrjetën. 

Jashtë këtij goli anglezët e kanë dominuar takimin me statistika të tjera, madje në disa momente duke iu afruar edhe golit.  

Megjithatë janë edhe plot dyzet e pesë minuta të tjerë për Cityn për t’u kthyer në lojë. 

Go to TOP