Real fiton në fund, Liverpool përmbysë Milanin, Bayern deklason Dinamon

Real Madrid ka arritur të fitojë vetëm në fund ndaj Stuttgart, Liverpool e ka përmbysur Milanin në “San Siro” e Bayern Munich e ka deklasuar Dinamon e Zagrebit.

Java e parë e Ligës së Kampionëve ka sjellë fitore dramatike dhe përmbysje të mëdha.

Në “Estadio Santiago Bernabeu”, ndeshja Real Madrid – Stuttgart ka përfunduar me rezultat 3-1. Pjesa e parë ka kaluar pa gola, por menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, Mbappe ka krijuar epërsi për madrilenët.

Gjermanët kanë reaguar duke arritur ta barazonin rezultatin përmes Undav në minutën e gjashtëdhjetë e tetë. Megjithatë, Real Madrid nuk është pajtuar me barazimin dhe shtatë minuta para fundit, Rudiger ka shënuar golin e avantazhit për spanjollët. Kur pritej që gjyqtari ta mbyllte ndeshjen në skenë ka dalur Endrick, duke shënuar dhe duke vulosur fitoren e Realit.

Në “San Siro” Milan e ka nisur mirë ndeshjen kundër Liverpool, duke kaluar në avantazh qysh në minutën e tretë me golin e Pulisic. Por anglezët kanë reaguar shpejt dhe kanë e përmbysur rezultatin me golat e Konate (23′), Virgil van Dijk (41′), dhe Szoboszlai (67′), duke siguruar një fitore 3-1.

Në “Allianz Arena”, Bayern Munich e ka shkatërruar Dinamon e Zagrebit me rezultatin 9-2. Kane e ka hapur serinë e golave në minutën e njëzet, ndërsa Guerreiro dhe Olise bënë që pjesa e parë të mbyllej me rezultat 3-0. Dinamo ka reagur në fillim të pjesës së dytë me dy gola të shpejtë nga Petkovic (49′) dhe Ogiwara (51′), duke krijuar përshtypjen se do të ndodhte një rikthim, por Bayern ka shënuar edhe gjashtë herë me Kane (58′, 73′), Olise (61′), Sane (85′) dhe Goretzka (90+2′).

Në ndeshjen tjetër, Sporting ka fituar ndaj Lille me rezultat 2-0. Golat e Gyokeres (38′) dhe Debast (65′) i kanë dhënë fitoren skuadrës portugeze ndaj ekipit francez.

Go to TOP