Real Betis dhe Heidenheim bëjnë hapa të mëdhenj në Conference League

Real Betis dhe Heidenheim kanë siguruar fitore në ndeshjet e para të fazës “play-off” në Conference League, duke bërë hapa të mëdhenj drejt kualifikimit në raundin tjetër.

Spanjollët e Betis kanë dominuar në Belgjikë, ku kanë mposhtur Gent me rezultat të pastër 3-0. Pjesa e parë në “Ghelamco Arena” është mbyllur pa gola, por miqtë e kanë gjetur avantazhin menjëherë pas pushimit, kur ka realizuar Antony. Pastaj Cedric Bakambu e ka rritur epërsinë kur ka mposhtur portierin Davy Roef, ndërsa fitorja është vulosur nga Sergi Altimira, i cili ka përfituar nga një devijim i Bakambu pas një goditje nga këndi për të shënuar golin e tretë.

Ndërkohë, në “Parken Stadium” të kryeqytetit danez, vendasit e kanë nisur më mirë, duke kaluar në epërsi me Jordan Larsson, i cili ka realizuar në fund të pjesës së parë. Por Heidenheim e ka barazuar shpejt në fraksionin e dytë, pas një faulli të Rodrigo Huescas ndaj Leo Scienza. Goditjen e lirë e ka ekzekutuar Paul Wanner, dhe pas një serie goditjesh me kokë nga Patrick Mainka dhe Tim Siersleben, ka qenë Thomas Keller që e ka dërguar topin në rrjetë për 1-1.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Siersleben ka përfituar nga një devijim i Thomas Delaney dhe e ka shënuar golin e fitores me një goditje të saktë në cepin e poshtëm të portës së Diant Ramaj, duke siguruar avantazh të vlefshëm për ndeshjen e kthimit.

REZULTATET E NDESHJEVE: 

No description available.

Go to TOP