Reagon Kryepeshkopi Nikoll Xhufka për Kishën Ortodokse në Kampusin Universitar
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës, Nikolla, ka reaguar ashpër pas deklaratave që kërkojnë rrënimin e një kishe ortodokse në vend. Ai thotë se një thirrje e tillë është gabim moral, ligjor dhe shoqëror, dhe se objektet e shenjta nuk mund të trajtohen si provokime politike.
Sipas tij, Kosova është shtet sovran me institucionet e veta dhe çdo vendim për fatin e trashëgimisë ortodokse i takon vetëm shtetit dhe KOAK-ut. Ai paralajmëron se deklaratat emocionale dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës.
Nikolla e lidh situatën me ringjalljen e ndjenjës dardane dhe rikthimin e identitetit iliro-kristian. Ai thotë se idetë për shkatërrim e ulin Kosovën para botës dhe ushqejnë narrativat që synojnë ta dobësojnë vendin.
“Ne jemi pasardhës të Dardanëve. Popull që ndërtoi tempullin, jo buldozerin”, thekson Kryepeshkopi.
Ai shton se Kosova forcohet me ligj, maturi dhe respekt ndaj çdo vendi të shenjtë: “Mjaft është mjaft – jo për Kishën, por për mendësinë që kërkon konflikt”./Kosova.info/
