Reagimi i Thomas Muller pasi u zëvendësua në humbjen e Gjermanisë ndaj Anglisë

Thomas Muller nuk mund të fshihte zhgënjimin e tij pasi u zëvendësua menjëherë pasi humbi një mundësi të madhe për Gjermaninë kundër Anglisë në Wembley.

Sulmuesi i Bayern Munchen, Muller humbi një rast të artë për gol në pjesën e dytë të ndeshjes së Euro 2020, me Anglinë që kryesonte 1-0 në atë kohë përmes një goli të Raheem Sterling.

Pas gabimit, ai u zëvendësua nga Low.

Ndërsa po largohej nga fusha, sulmuesi shihej i zemëruar duke bërtitur në fushë.

Në fund, Gjermania u eliminua nga EURO2020, kurse Anglia kaloi tutje pas fitores 2:0.

Go to TOP