RDK: Rinia po ikë, Albin Kur’ti?

Rinia Demokratike e Kosovës, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës. 

“Rinia po ikë, Albin Kur’ti?” – ishte moto e këtij aksioni, i cili mban përgjegjës Qeverinë Kurti për largimin e mbi 200 mijë qytetarëve nga Kosova, kryesisht të rinj, në tri vitet e fundit. 

Kjo Qeveri është përgjegjëse për humbjen e shpresës dhe perspektivës së rinisë kosovare, e cila tashmë po projekton ëndrrat e saj larg familjes, shoqërisë dhe vendlindjes së tyre. 

Rinia Demokratike e Kosovës vlerëson se kjo Qeveri, e cila ka dështuar të përmirësojë jetën dhe mirëqenien e rinisë kosovare, duhet të jetë ajo e cila duhet të ikë në shtëpi. /Kosova.info/

Go to TOP