Rasti që tronditi Kosovën, pronari i ‘Orendas’ para mediave, tregon vendimin që ka marrë
Aksionari më i madh i qendrës “Orenda” në Pejë, Anton Rasaj, ka dalë me një adresim për mediat.
Pasi kërkoi falje për rastin, ai tha se punëtoret që e rrahën të moshuarën i ka larguar nga puna.
“Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shaktuar nga ato do t’i ndjekim përgjegjësitë në procedurat tjera ligjore po ashtu”, tha Anton Rasaj, aksionari më i madh në “Orenda”.


