Rasti ndaj Thaçit dhe të tjerëve, sot dëshmon në Speciale ish-pjesëtari i UÇK-së Fatmir Sopi
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Sopi, do të paraqitet sot si dëshmitar në Gjykatën Speciale, në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Sopi është dëshmitari i 98-të që paraqitet në këtë proces, i cili synon të hedhë dritë mbi rolin e ish-krerëve të UÇK-së.
Dëshmia e tij pason atë të Nuredin Ibishit, i njohur si “Komandant Leka”, që mbante kodin 04758, i cili dëshmoi në procesin gjyqësor ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Fatmir Sopi kishte dëshmuar edhe më herët, dy vjet më parë, në gjykimin e Salih Mustafës, po ashtu në Hagë.
Prev Post
Vjedhje e rëndë në Vushtrri
