Rashiti kritik ndaj Abdixhikut: Po rrezikon LDK-në, mos i digj krahët para se të fluturosh
Deputeti në Parlamentit e Katonit të Bernit, Korab Rashiti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku duke e akuzuar për mbajtjen e një narrative të papërgjegjshme që mund të rrezikojë partinë brenda katër viteve të ardhshme.
Rashiti e krahasoi qasjen e Abdixhikut me një lojë pokeri duke thënë se ai po ia lë veten rastësisë dhe nuk po tregon ndonjë ndryshim thelbësor në kulturën politike.
“Të thuash që je një ‘i ri’ nga gjenerata e re e LDK-së është një gjë, por në fund janë veprat ato që përcaktojnë gjithçka. Dhe këtu ti po rrëshqet në të njëjtat gabime dhe metoda të së kaluarës,” deklaroi ai.
Duke e paralajmëruar Abdixhikun për pasojat e qasjes së tij, Rashiti theksoi se “era mund të të marrë më shpejt se sa e mendon” dhe e këshilloi të mos i “djegë krahët para se të fluturojë”. /Kosova.info/
