Ramush Haradinaj del me dy kërkesa për kryeministrin Kurti

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dal me dy kërkesa për kryeministrin Albin Kurti, raporton Kosova.info.

Në një konferencë për media, Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që çdo ditë pune ta fillojë me një vizitë bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, në Korportatën Energjetike të Kosovës, shkaku i situatës energjetike në vend.

Kërkesa tjetër e Haradinajt drejtuar Kurtit ka qenë që kostoja e importit të rrymës të paguhet nga buxheti i këtij viti.

I dyti të paguajë koston e importit nga buxheti I këtij viti e të mos e bartë në buxhetin e vitit tjetër, sepse krijon pengesa të mëdha ne buxhetim të projekteve të tjera.

“I bëj apel Kurtit që të ndërmerr dy veprime menjëherë. Njëri është që ta filllojë çdo ditë pune në KEK, bashkë me Ministren, pra çdo ditë ta heq nga agjenda një takim protokollar, dhe çdo ditë ta filloj ditën në KEK, gjatë gjithë dimrit dhe i dyti që ta paguajë koston e importit për këtë vit, nga buxheti i këtij viti e të mos e bartë në buxhetin e vitit tjetër, sepse duke u bartë kostoja krijon pengesa të mëdha ne buxhetim të projekteve të tjera”, ka deklaruar Haradinaj.

Go to TOP