Ramadanaj: Transparenca s`është çështje e vullnetit, por çështje ligjore
Instituti Demokratik i Kosovës, ka publikuar sot ‘Transparometrin komunal’ për vitin 2024, një raport i cili flet për transparencën e komunave të Kosovës.
Besnik Ramadanaj, nga KDI tha Transporometri Komunal 2024, është një vlerësim që mat zbatimin e standardeve të transparencës në 38 komuna të Kosovës.
Ai tha se ka rritje të lehtë të transparencës në rezultatin e përgjithshëm, por nuk është shumë optimiste. “Transparenca nuk është çështje e vullnetit, por është çështje ligjore”, tha ai sot në Info Plus në RTK.
Ndryshe Transparometri Komunal është një instrument vlerësues efikas që publikohet në baza vjetore, dhe tashmë është kthyer në një referencë dhe nxitje për Komunat e Kosovës që të qeverisin në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente.
Sipas të gjeturave kryesore të Transparometrit Komunal 2024, komunat ende karakterizohen me problemet si: mungesën e njoftimeve publike për qytetarët lidhur me lansimin e ueb faqeve të reja, mungesën e informatave publike për adresat (domain) të komunave, mungesa e strukturës unike dhe të standardizuar të uebfaqeve, mungesa e ofrimit të qasjes së plotë në dokumente në gjuhët zyrtare., mungesa e hapjes së të dhënave, etj.
