Rama: Prishtina qëndron fuqishëm përkrah Ukrainës në 4-vjetorin e agresionit rus

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se solidariteti dhe qëndrimi i përbashkët ndaj agresionit janë thelbësore për paqen, sigurinë dhe rendin demokratik.

Në përkujtim të 4-vjetorit të nisjes së luftës së Rusia kundër Ukraina, Rama theksoi se kryeqyteti i Kosovës riafirmon mbështetjen e tij për popullin ukrainas dhe të drejtën e tij për liri dhe sovranitet.

“Sonte, kujtuam 4-vjetorin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës duke riafirmuar mbështetjen tonë për popullin ukrainas dhe të drejtën e tij për liri dhe sovranitet”, u shpreh ai.

Rama nënvizoi se Prishtina qëndron fuqishëm përkrah Ukrainës dhe vlerave demokratike që bashkojnë dy popujt duke theksuar rëndësinë e unitetit ndërkombëtar përballë agresionit dhe cenimit të rendit ndërkombëtar. /Kosova.info/


Go to TOP