Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Rama: Për veturën e parë, banorët e kryeqytetit të mos e paguajnë “Prishtina Parking”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se bashkë me kryeshefin e “Prishtina Parking”, do t’i propozojnë kuvendin komunal largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezident të kryeqytetit.

Sipas Ramës, deri te ky propozim ka ardhur pasi mundësitë financiare lejojnë këtë ndryshim dhe nuk cenojnë investimet.

“Sot Prishtina Parking nuk i realizon shërbimet e terrenit përmes nënkontraktorëve të shtrenjtë por me mjete dhe automjete të saja. Me blerjen e automjeteve dhe pajisjeve tjera të terrenit ka arritur që t’i kursej rreth 1 milion euro për periudhën 2023-2025”.

“Rregullorja tashmë është e gatshme për votim në Kuvend Komunal. Dhe jemi shumë të kënaqur që për një kohë të shkurtë kemi arritur të kthejmë konceptin nga një ndërmarrje e kundërshtuar në një ndërmarrje të kërkuar nga lagjet”, shkroi Rama.

Ai shtoi se si komunë kanë ende punë, përmirësime e investimet për të realizuar me “Prishtina Parking”. /Kosova.info/

Go to TOP