Rama niset drejt Britanisë, Manchester City do ta hapë akademinë në Shqipëri

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të niset drejt Britanisë së Madhe.

Burime brenda Euronews.al bëjnë me dije se fokusi i kësaj vizite do të jetë sporti, marrëveshja për të ngritur në Shqipëri një ndër akademitë më elitare të sportit që vetë Rama lajmëroi dy ditë më parë në Durrës.

Delegacioni shqiptar do të zhvillojë takime me klubin e futbollit të Manchesterit Cityt.

Rama do shoqërohet nga ministrja e arsimit dhe sportit Evis Kushi, dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

Go to TOP