Rama në Otavë: Diaspora shqiptaro-kanadeze, urë e fuqishme bashkëpunimi për Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë qëndrimit të tij në Otavë, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të diasporës shqiptaro-kanadeze në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Kanada.

Rama theksoi se diaspora mbetet një nga asetet më të rëndësishme të Kosovës duke luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe promovimin e vlerave të vendit në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, takimi shërbeu për të diskutuar mbi forcimin e lidhjeve me vendlindjen dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme me interes për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Energjia, suksesi dhe angazhimi i diasporës sonë vazhdojnë të jenë ndër pasuritë më të mëdha të vendit tonë”, ka deklaruar Rama duke vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të bashkatdhetarëve në Kanada për zhvillimin dhe promovimin e Kosovës.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së kryetarit të Prishtinës në Kanada, ku ai po zhvillon një sërë aktivitetesh dhe takimesh me institucione e përfaqësues të ndryshëm. /Kosova.info/

Go to TOP