Rama me drejtorët komunalë flasin për punët që po kryhen në kuadër të ‘Arkitektit të Kryeqytetit’

Përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës janë duke zhvilluar diskutim për projektin ‘Arkitekti i Kryeqytetit’ dhe punën që po kryhet përmes kësaj zyre.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorët dhe stafin e projektit dhanë detaje për lehtësimet dhe punët që sipas tyre po kryen ‘Arkitekti i Kryeqytetit’.

Rama, tha se disa projekte janë në fazën e tenderimit e disa ne fazën e aplikimit.

Problemi kryesor sipas Ramës është trafiku.

“Unë vetë me background si arkitekt urbanist e kuptoj procesin e punëve të mëdha që fillimisht zgjat pak më shumë, pastaj krijon mundësi për transformim të mirëfilltë me projekte mirë të menduara të analizuara dhe më pas implementimi është më i lehtë”, tha kryetari i Prishtinës

“Si rezultat i punëve të tjera Kryeqyteti bashkë me organizatën e tenderëve, sot (07.06.2024) do t’i prezantojmë disa punë me vu në kontroll dhe me rrethu një vizion për Kryeqytetin. Disa janë në fazën e tenderimit, disa në fazën e aplikimit, ta tregojmë edhe nevojën e kryeqytetit për një rrëfim të së ardhmes, i duhet një rrëfim, një narrativ që na kujton të kaluarën dhe na lidh me të ardhmen. Kemi probleme me trafik, trafiku krijon dëm në ambient për shkak të ajrit të papastër, shkakton stres në aspektin shëndetësor. Projekti e tregon zgjidhjen për trafikun, projektin për kampusin e sporteve, Prishtina do jetë pjesë e lojërave mesdhetare në 2030”, tha Rama.

Go to TOP