Rama: Jemi të rrezikuar nga bota online, përzihen të vërtetat me gënjeshtra

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është rikthyer sërish çështjes së mediave online duke theksuar se sot po përzihen gënjeshtrat me të vërtetat. Duke folur në konferencën “Gra të lira nga dhuna”, kryeministri Rama tha se mediat online dhe ato sociale ndryshe nga kohët e mëparshme kur artikujt verifikoheshin sot në mediat e reja është e vështirë kontrolli i fakteve.

“Në kohët e vjetra, të arta, çdo artikull që duhej të publikohej duhej të kalonte përmes gjithçkaje që quhet verifikim i fakteve.

Dhe është një nga arsyet për t’u ndjerë i rrezikuar në botën që ne besojmë kur shikojmë për herë të parë punën e parë kur gazetat tradicionale filluan të kalojnë online. Pra, hamendësoni cili është kontrolli i fakteve.

Është shumë e lehtë për të përzierë të vërtetat dhe gënjeshtrat. Në këndvështrimin tim çdo masë që merret në mënyrë të pjesshme është e mirë në qëllimin e tij por nuk është ajo që duhet. Liria është shumë e çmuar dhe ne mund të lejojmë çdo lloj budallallëku të jetë ndërmjet nesh dhe të pretendojmë të jetë e vërteta.

Ky është një diskutim që duhet ta kemi sepse është e pamundur për të mbrojtur gratë nëse ne nuk mbrojmë fëmijët”, u shpreh Rama.

Rama theksoi më tej se mediat sociale kanë krijuar edhe një përplasjes mes botës së fëmijëve dhe vetë prindërve e mësuesve.

“Nën emrin e lirisë së medias e vërteta është e mbuluar nga gënjeshtrat. Është rreth lejimit që fëmijët kanë një botë krejt skifozfrenike nga ajo që u thuhet prindërve, nga ajo që u mësohet nga mësuesit dhe ajo që ajo mësohet nga ekrani apo tik-toku.

Të gjithë këto budallallëqe të cilat janë duke u rritur dhe duke u zgjeruar. Nëse gjithsecili është mësuar se nuk është e vlefshme të thotë mirëmëngjesi, të thotë faleminderit, por thotë; ik zhduku! Ajo që u vendos përpara media sociale është shumë tragjike e cila në mënyrë praktike përplas prindërit dhe fëmijët. Në Këshillin e Evropës quhet liri e fjalës, në Bashkimin Evropian quhet liri e fjalës”, tha Rama.

Go to TOP