Rama: Integrimi, peng i nacionalizmave të BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi gjatë një simpoziumi që u zhvillua këtë të mërkurë në Athinë se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE po varet nga nacionalizmat e vendeve anëtare, shembull mori Bullgarinë.

“Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj që Bullgaria mësoi brenda BE nga të mëdhenjtë. Bullgaria mësoi se mund të bllokosh politikën lokale duke bllokuar të tjerët. Në Ballkan nuk doja të përmendja, por nuk je i vetmi. Në Ballkan, kur kopjojmë shkojmë më tutje se origjinali. Jemi më shumë, shkojmë përtej. Kur hymë në procesin e integrimit na u tha se ky ishte ai ilaçi magjik kundër nacionalizmit për të na bërë më të hapur dhe demokratik. Me këtë që po ndodh tani ne jemi më tepër pengje të nacionalizmave të BE-së. Rrugëtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor po varet gjithmonë e më tepër nga nacionalizmat e BE-së. Kur flas për nacionalizmat e BE-së e kam fjalën për nacionalizma të vendeve të rëndësishme që mbajnë peng udhëheqësit që ende nuk janë nacionalistë, por bien pre e këtyre lojërave të përdorjes së KiE për t’i shtrydhur vendet e Ballkanit dhe për t’u treguar muskujve popujve të tyre. Bullgaria është dëm kolateral në këtë aspekt”.

Sa i përket mos hapjes së negociatave formalisht Rama tha se procesi është i rëndësishëm për qytetarët e vendeve të Ballkanit dhe kjo është arsyeja pse duhet ecur përpara.

“Dasma e parë, nusja nuk erdhi. Dasma e dytë, nusja sërish nuk erdhi. Nuk ka më përgatitje për një dasmë të tretë. Vafsh në djall. Nuk mund të vazhdojmë me pritshmëri sepse është një vit i tërë me pritshmëri. Janë edhe këto kushtet e çuditshme. Pranverën tjetër dhe pranvera vjen në vjeshtë e parë nusja nuk vjen. Ky proces nuk është i rëndësishme sepse një superfuqi na e kërkon, por është i rëndësishëm për fëmijët tanë. Procesi i integrimit bazohet në njohuritë e ndërtimit të shtetit, institucionit, të drejtësisë dhe pa këtë dije nuk mund t’i bëjmë vendet tona shtete funksionale të së drejtësi. Kjo është arsyeja pse duhet të ecim përpara. A njihet apo j nga Brukseli kjo gjë? Kjo nuk duhet të na lërë pa gjumë. Është çështje e tyre. Ne kemi nevojë për BE po aq sa ata kanë nevojë për ne”. /tvklan.al/

Go to TOP