Rama bën marrëveshje me pesë komuna
Dakordimet që patën arritur në takimin e parë, i konkretizuan në një marrëveshje të martën.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama si nikoqir, nënshkroi ujdi me homologët e 5 komunave fqinje për bashkëpunim në 8 fusha.
Ky koordinim i pushteteve lokale u përkrah e vlerësua edhe nga misioni i OSBE-së në Kosovë.
Sipas kreut të Lipjanit, Imri Ahmeti, janë telashet e përbashkëta si ujërat e zeza, qentë endacakë, mbeturinat e trafiku urban, ato që i bënë tok kryetarët.
Firmat nëpër ujdi i vendosën edhe Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova e Graçanica, teksa marrëveshjet duhet të aprovohen nëpër asambletë respektive.
