Rabiot zbulon arsyen pse dëshiron të ndryshojë numrin e fanellës te Milani sezonin e ardhshëm

Adrien Rabiot është tashmë zyrtarisht lojtar i Milanit. Mesfushori francez, i cili u transferua në ditën e fundit të merkatos nga Marseille, është prezantuar të premten në një konferencë për shtyp dhe ka dhënë intervistën e tij të parë për Milan TV.

“Jam shumë i lumtur që jam lojtar i Milanit, një klub kaq historik dhe prestigjioz. Jam mirënjohës për këtë mundësi, i gëzuar që jam kthyer në Itali. Kam jetuar këtu për pesë vjet dhe jam ndier shumë mirë,” tha Rabiot për Milan News.

Ai u shpreh i etur për të nisur aventurën me fanellën kuqezi:
“Nuk shoh dot momentin të vesh këtë fanellë dhe të jap maksimumin. Shpresoj të fitoj trofe. Do të ishte e mrekullueshme.”

Sa i përket numrit të fanellës, Rabiot pranoi se nuk ka ndonjë kuptim të veçantë:
“Numri 12 nuk ka ndonjë kuptim të veçantë për mua, por ndoshta tregon numrin e golave që duhet të shënoj këtë sezon. Nëse arrij aq, ndoshta vitin tjetër do të marr 15 ose 16.”


Go to TOP