Përfundon ‘takimi urgjent’ Rama-Kurti, qëndruan për 2 orë me dyer të mbyllura

Ka përfunduar “takimi urgjent” në Tiranë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.

Për gati dy orë, takimi u zhvillua me dyer të mbyllura në Vilën qeveritare 31, në Zonën e Bllokut.
Nuk dihen ende detaje nga ky takim i dy kryeministrave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë takim ishte i shoqëruar nga zëvendëkryeministri, Besnik Bislimi.

Derisa theksojmë se para nisjes për në këtë takim, kryeministri Kurti ishte në konferencë për media në Prishtinë, së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, dhe Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku shumë shpejt u largua nga aty duke thënë se ka një “takim urgjent”.

“Mua më duhet të shkoj në një takim urgjent por do të jem para jush edhe nesër e pasneser”, tha Kurti.

Go to TOP