Jupolli kritikon presionin ndaj LDK-së dhe Abdixhikut: Lum, të ka mbetur edhe ky provim

Gazetari, Fidan Jupolli, ka reaguar ndaj presionit që po ushtrohet mbi kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Jupolli thekson se Abdixhiku mori drejtimin e LDK-së në periudhën më të vështirë të saj dhe iu desh guxim për të përballuar kritikat e vazhdueshme mbi mënyrën se si duhej bërë opozitë.

“Ja patën nis me ja ba gjyqin në secilën studio se qysh duhet me ba opozitën, Lumiri rezistoi e nuk doli kundër kornizave të atyne vlerave që i ka LDK-ja,” shkroi Jupolli.

Ai shpreh habinë se si gjatë kësaj fushate, Abdixhiku u afrua me të njëjtët kritikë, ndërsa sot ata sërish e vënë nën presion për vendimet e tij politike.

“Lum, të ka mbetur edhe ky provim, por edhe kujdes prej atyne që ta rrehin shpinën kur mendojnë që ti je mirë,” përfundon Jupolli duke shtuar me ironi se tashmë Abdixhiku po shihet gjithnjë e më pak publikisht. /Kosova.info/


Go to TOP