Qipro kundërshtar i panjohur për Kosovën – ecuria e tyre, lojtarët dhe trajneri

Kosova do të nis ciklin e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve me ndeshjen në udhëtim te Qipro në kuadër të Grupit 2 në Ligën C .

Qiproja rinovoi qëndrimin e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve duke fituar ndeshjen e tyre në “play-out” kundër Estonisë me rezultat të përgjithshëm 2-0, me ekipin e renditur në vendin e 105-të të FIFA-s.

Ata gjithashtu e gjejnë veten të renditur vetëm dy vende më mirë se Kosova e 107-ta, në atë që është përballja e parë mes vete, por me Dardanët që kanë skuadër shumë më cilësore.

Kosova rishfaqet në Ligën C të Ligës së Kombeve falë një fitoreje në ndeshjen e fundit kundër Moldavisë në kampanjën e mëparshme të fazës së grupeve, e cila siguroi që ata të shpëtonin nga një “play-out”.

Forma e Kosovës dhe e Qipros është identike në pesë ndeshjet e fundit, pasi të dy përfaqësueset kanë fituar nga një ndeshje, kanë barazuar nga dy herë dhe humbur në dy ndeshje.

Megjithatë, gol dallimi i Kosovës është më pozitiv sesa i Qipros, pasi Dardanët kanë shënuar tetë dola dhe pranuar gjashtë gola, ndërsa kundërshtari jonë i ka shënuar pesë gola dhe pranuar dhjetë gola.

Dardanët kanë pasur formë pozitive kohëve të fundit si mysafir, duke shënuar në 14 nga 17 ndeshjet e fundit në terren armiqësor, ku në shumicën e ndeshjeve luajtën ndaj kombëtareve që kanë pozitë më të mirë në renditje.

Vendasit kanë skuadër relativisht të dobët në letër, pasi shumica nga lojtarët e tyre luajnë në kampionatin vendas, ndërsa vetëm gjashtë nga të luajnë në kampionate tjera, por jo elitare.

Lojtari më i mirë i tyre llogaritet 29-vjeçari, Pieros Sotiriou, i cili luan me bullgarët e Ludogorets dhe ka shënuar 12 gola në 53 ndeshje me kombëtaren e tij.

Ekipi i Qipros në ndeshje ndaj Kosovës vlen vetëm 18.65 milionë euro, për dallim nga ekipi i Kosovës që vlen 70.40 milionë euro për këtë ndeshje.

Te Kosova lojtari më i vlefshëm është Amir Rrahmani me një çmim prej 25 milionë eurosh, i ndjekur nga Milot Rashica me 8 milionë dhe Vedat Muriqi me 6 milionë euro.

Edhe trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka më shumë pervojë është një emër më i njohur në futbollin botëror sesa trajneri i Qipros, Nikos Kostenoglou.

Go to TOP