Qindra fermerë ferizajas mbesin pa subvencione

Qindra fermerë të Komunës së Ferizajt kanë mbetur pa aplikuar për subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë.

Kjo për shkak të tollovisë që u krijua para komunës nga turma e bujqve që shkuan për të njëjtën punë.

Për këtë shkak fermerët e asaj ane po ankohen se mbetën pa para, derisa po kërkojnë që të hapet edhe një afat shtesë. Megjithëkëtë, kjo po del të jetë e pamundur meqë nga ministria janë deklaruar që tashmë në gjë e tillë nuk mund të realizohet.

Go to TOP