Qeveria ndan mbi 31 mijë euro për shqiptarët e Luginës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike.

Në njoftimin për media thuhet në këtë mbledhje është miratuar vendimin për anulimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 14/186 të datës 24 janar 2024.

Dhe gjithashtu është marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në vlerë prej 31,530.00 € (tridhjetenjë mijë e pesëqindetridhjetë euro) me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Evropian, dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar. /Kosova.info/

Go to TOP