Qeveria ndan 1 mijë bursa studentore në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

Kryeministri Albin Kurit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, ka njoftuar se 1 mijë vajza do të përfitojnë 1 mijë bursa në fushat e STEM. Ai në një postim në Facebook ka thënë se e drejta e vajzave për arsimim, veçanërisht në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë është e pa negociueshme.

“Ne duhet të sigurohemi që vajzat në Kosovë gëzojnë përfitimet e revolucionit teknologjik që ka ndryshuar jetën e njerëzimit. Progresi teknologjik dhe mbarëshoqëror është i lidhur ngushtë me dijen. E drejta për t’u shkolluar është universale dhe duhet t’u garantohet të gjithëve pa dallim. Prandaj edhe kemi marrë vendimin që arsimi i lartë në Kosovë në nivelet Bachelor dhe Master të jetë falas.” shkroi Kurti.

Tutje i pari i ekzekutivit tregoi se më shumë detaje rreth thirrjes mund të gjenden në faqen e MAShTI.

“Të drejtë aplikimi do të kenë të gjitha studentet e rregullta të fushave STEM në vitin akademik 2021-2022 në nivelin bachelor. Le ta mbështesim potencialin e larmishëm dhe të pakufishëm të secilës vajzë.”

Go to TOP