Qeveria ia ndal “Skënderbeun”, komuna s’e dëgjon, e rrit rrugën

Nënshkrimeve që i dorëzuan në ministrinë e Infrastrukturës, ua panë hajrin disa banorë të rrugës “Skenderbeu” në Suharekë.

Ky institucion i kërkoi komunës së Suharekës të anuloj projektin për zgjerimin e kësaj rruge.Ashtu siç dishtën rreth 200 banorë, që iniciuesit thonë se vendosen firmën kundër këtij projekti.

Por, këmngulës në realizimin e këtij projekti është kryetari Bali Muharremaj.

Ky thotë se projektin nuk e anulon, derisa shton se zgjerimi i rrugës është planifikuar nga viti 1973, dhe se kjo do të bëhet veç në tokat e komunës.

Pro zgjerimit janë edhe vozitësit të cilët thonë se shpesh në këtë rrugë bëhen kolona.

Për projektin që parasheh zgjerimin e rrugës në katër korsi, gjelbërim, dhe rregullimin e kolektorit komuna në këtë fazë ka ndarë 900mijë euro.

Go to TOP