Qeni kafshon gazetarin kosovar në shesh, por ai ka veç dashni për ta

Gazetari kosovar, Nebih Maxhuni është sulmuar nga qentë gjatë ditës së sotme.

Në llogarinë e tij në Facebook, Maxhuni ka publikuar disa fotografi, pas marrjes së trajtimit shëndetësor në një QMF të kryeqytetit.

Maxhuni e ka konfirmuar këtë sulm nga qentë e rrugës, duke i shkaktuar edhe lëndime në njërën dorë.

Megjithatë, Maxhuni ka shprehur dashurinë e tij për qentë, si në përgjigjen e dhënë për gazetën, ashtu edhe në postimin e publikuar në Facebook, duke kuptuar gjendjen e tyre dhe mungesën e përkujdesjes institucionale si pasojë e agresivitetit të tyre.


Go to TOP