Qartësohet incidenti në Gjakovë: Jozi dhe shoqëruesi i tij nuk janë të përfshirë

Një incident është raportuar të ketë ndodhur në një hotel në qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se ka pasur një përplasje mes disa personave dhe stafit të hotelit, shkruan GAZETA PAPIRUS.

Megjithatë, në lidhje me raportimet fillestare që përmendnin emrin e këngëtarit Jozefin Marku, i njohur si “Jozi”, si dhe të shoqëruesit të tij, bëhet e ditur se këta persona nuk kanë asnjë lidhje me rastin në fjalë.

Burime të verifikuara konfirmojnë se përfshirja e këngëtarit Jozi dhe shoqëruesit të tij në këtë incident është raportuar gabimisht. Emrat e tyre janë përmendur pa asnjë bazë faktike, pasi ata nuk kanë qenë prezent gjatë ngjarjes.

Sipas këtyre burimeve, as këngëtari dhe as shoqëruesi nuk kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes dhe nuk rezultojnë të kenë qenë pjesë e ndonjë përleshjeje.

Gazeta Papirus mëson se madje pronari i hotelit i kishte thënë se “Jozi është gjithmonë i mirëseardhur në konakun tonë”, duke mohuar çdo pretendim për ndonjë konflikt të mundshëm me stafin./GAZETAPAPIRUS/

Go to TOP